Datat e ndeshjeve, peng i se drejtes televizive

19/08/2009 11:30

Kampionati shqiptar i futbollit eshte ne prag te startit te tij. Data 23 gusht do te zbrese ne fushe 12 skuadrat e Kategorise Superiore, te cilat do te garojne me njera-tjetren per te realizuar objektivat perkates te sezonit 2009-2010.

Por kur gjithçka duhej te ishte gati, e drejta televizive eshte shnderruar ne nje pengese ne lidhje me percaktimin e datave te kampionatit.

Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit pritet te diskutoje sot edhe per datat e zhvillimit te ndeshjeve te Kategorise Superiore, ne baze te projektit qe i ka paraqitur sektori i garave.

Por mesohet se gjithçka varet nga shitja e se drejtes televizive, pas ofertes qe ka bere kompania UFA.

Pritet qe keto data (te premte, te shtune apo te diel) te vendosen nje jave para zhvillimit te ndeshjeve. Gjithçka varet nga marreveshja me kompanine UFA, e cila ka marre persiper paketen e te drejtave televizive.

Ne varesi te kontrates midis FSHF-se dhe kompanise, do te behen te qarta edhe detajet e fundit ne lidhje me datat e sakta te zhvillimit te ndeshjeve te sezonit te ri.

Top Channel