Arsenal prane Champions

19/08/2009 08:20

Arsenal, Shtutgat dhe Fiorentina jane shume prane kualifikimit te tyre ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve.

Topcinjte e Londres kane fituar 2-0 ne transferten e veshtire te Gllasgout perballe Seltik, nje rezultat qe e ben akoma me te lehte punen ne ndeshjen e kthimit pas 1 jave.

Goli i pare Arsenalin u shenua nga Gallas, ndersa autogoli i Kalduell vulosi rezultatin.

Edhe gjermanet e Shtutgartit kane mposhtur po 2-0 modestet rumun te Timisoara me golat e Hleb dhe Gebhart.

Fiorentina ka arritur te barazoje 2-2 ne Portugali perballe Sportingut te Lisbonen i cili edhe pse me 10 lojtare arriti te permbyse rezultatin, por pa mundur ta ruaje ate deri ne fund te 90 minutave.

 

Top Channel