Vllaznia, firmos Sukaj, tani pritet Boadu

18/08/2009 08:00

Ne kampionatin turk duket se i kane bere dalje. Provoi te ringjalle  aventuren e tij jashte Shqiperise, por e pati te pamundur te binde gjermanet e Hansa Roshtokun.

Hodhi syte nga Tirana, e cila nuk i ofroi kontrate dhe perfundoi serish ne shtepi, te Vllaznia. Behet fjale per Xhevahir Sukaj, talentin shkodran, i cili dje ka firmosur per skuadren e qytetit te tij. Ai tashme mund te konsiderohet blerja e radhes e Vllaznise.

Gjithcka eshte konkretizuar dje paradite, ku ka hedhur firmen e zeze mbi te bardhe edhe per nje sezon me kuqeblute ne forme huazimi. Bisedimet mes Sukajt e menaxherit te tij, Uliks Kotrri, dhe presidentit te klubit shkodran, Valter Fushaj, kishin nisur tri dite me pare. Perfundimi i tratativave mes paleve ka ardhur vone, mbremjen e se dieles, pas takimit miqesor Vllaznia-Kastrioti.

Pas marreveshjes, te henen ishte lene vetem firma dhe prezantimi ne ekip. Sukaj, 21 vjec, e ka nisur karrieren ne vitin 2004 te Vllaznia, por doli ne pah ne radhet e ekipit te pare ne sezonet 2006-2007 dhe 2007-2008, ku ne 54 ndeshje te luajtura shenoi 23 gola. Me 4 gusht te vitit 2008 u transferua ne kampionatin turk te Genclerbirligi, ku mbeti ne hije. Ne janar 2009 u kthye serish te Vllaznia ne forme huazimi nga skuadra turke dhe ne 15 ndeshje te luajtura shenoi 9 gola.

Duket se edhe ne sezonin e ardhshem, shkodranet do t’i besojne Sukajt shenimin e golave drejt titullit kampion. Por duket se drejtuesit e Vllaznise nuk do te ndalen me kaq sa i takon merkatos. Ne fokus jane serish njohjet e vjetra. Burimet te sigurta bejne te ditur se mbreme vone pritej rikthimi ne Shkoder edhe i ganezit Xhejms Boadu, mesfushorit me tipare sulmuesi.

Kjo mund te konsiderohet nje nder levizjet surprize te presidentit Fushaj ne kete periudhe, i cili vetem ne fund te sezonit te kaluar i kishte larguar te dy futbollistet, pasi nuk ishin ne planet e Vllaznise. Keshtu edhe ardhmja e Boaduse mund te cilesohet nje nder blerjet, qe mund t’i sherbeje Vllaznise ne sezonin 2009-2010.

Ndersa Sukaj ka firmosur per nje vit dhe e njejta gje pritet qe te ndodhe edhe me Boadune, mesohet se nuk eshte arritur akordi me mbrojtesin shkodran Ervis Kraja, i cili, pasi kishte lene Lacin, tri dite me pare, kerkonte te kthehej ne Shkoder, te Vllaznia, ku u formua si futbollist. Jane disi te paqarta arsyet e mosfirmosjes se Krajes ne castet e fundit, por ndoshta kjo ka ardhur nga mbipopullimi i repartit te mbrojtje.

Nuk perjashtohet te jete edhe nje zgjedhje e stafit teknik. Tashme Kraja duket se eshte shume prane kalimit te Besa e Kavajes. Nderkohe qe Vllaznia pret me ankth fillimin e kampionatit, kur do te evidentohet dhe puna e mire e bere gjate fazes pergatitore. 

Top Channel