
Mesfushori shqiptar, Altin Lala, ka qene nje nder te ftuarit VIP ne festen pompoze e te ashtuquajturit “Mbretit” te farmaceutikes gjermane dhe nderkombetare, Drik Rosman.
Behet fjale per nje parti e cila per njerezit e zakonshem, i perket vetem botes se fantazise. Ajo eshte zhvilluar ne keshtjellen “Heide-Kastell Iserhatsche”. Pervec mesfushorit shqiptar te Hanoverit ishin te ftuar edhe personazhe te tjere te njohur ne Gjermani dhe me gjere si kengetari i “Scorpions”, Klaus Meine, presidenti i rajonit Hauke Jagau, princi Heinrich, presidenti i klubit te futbollit Hanover, Martin Kind, etj.
Mesfushori shqiptar i Hanoverit njihet si nje nga miqte e bosit gjerman, me te cilin bashkepunon ne biznesin e tij te ri, te promovuar vetem pak kohe me pare ne vendin tone. Bashke me kompanine “Rosman” po synojne te hapin ne Shqiperi nje treg farmaceutik, por edhe kozmetik. Altin Lala ka tashme nje dyqan te tij ne Qendren Tregtare Univers.
Top Channel