Ne spitalin universitar te Rios eshte cuar sot urgjent nje shtetas francez, 53 vjec, i cili kurohej ne gjendje serioze ne nje klinike private ne spitalin e Patres. Eshte rasti i gjashte serioz me gripin e derrit, sipas organeve greke te shendetsise.

Ne te njejtin spital kurohet edhe nje shtetase italiane e infektuar edhe ajo nga virusi A/H1N1.

Sipas Ministrise greke te Shendetsise, ne gjithe vendin jane regjistruar 1424 raste me gripin e derrit, por ky numer besohet se eshte shume here me i madh prandaj edhe jane marre masat e para paraprake pas hapjes se kopshteve private dhe ne prag te hapjes se shkollave, nje vendim qe ende nuk eshte aprovuar dhe qe pritet te merret ne ditet e ardhshme.

“Prefektura e Pireut ka qene sot ne kopshtet e femijeve dhe ka ndare broshura me informacion per gripin. Ky program do te vazhdoje dhe do te ndajme tek te gjithe kopshtet private dhe shteterore te tilla broshura dhe me pas do te vazhdojme edhe ne shkolla”, eshte shprehur Lazaros Aleksandridis, nenprefekt i Pireut.

Nderkaq organet e shendetesise ne Pire te Athines kane dhene sot alarmin kur ne kete port ka mberritur nje anije turistike e cila kishte lajmeruar se kishte ndermjet pasagjereve te saj raste qe dyshoheshin per virusin A/H1N1.

Sapo anija eshte ankoruar nje grup specialistesh kane kryer analiza dhe vizita mjekesore ne 23 persona prej te cileve 9 pjestare te ekuipazhit dhe nje udhetar jane gjetur te infektuar me virusin e gripit te derrave.

“Jane dhene udhezime. Te 23 personat jane ne anije, ndersa pasagjeret e tjere vazhdojne normalisht programin e vizites se tyre ne Pire dhe ne Athine. Nuk ka aboslutisht asnje shqetesim gjithe procedurat kryhen normalisht”, tha Manolis Andonakis, sekretar i pergjithshem i prefektures se Pireut.

Ne anijen turistike qe vinte nga nje porti Turqise dhe qe ka destinacion ishullin Rodos ndodhen rreth 2600 pasagjere dhe pjestare te ekuipazhit.

Top Channel