Turizmi ne Greqi ka rene nga 14.7 perqind ne gjashte muajt e pare te vitit, sipas te dhenave te publikuara sot nga Banka e Greqise.

Pervec renies te turizmit te huaj kane rene edhe shpenzimet e turisteve greke jashte vendit me -5.4 perqind, nje renie e barabarte me 463 milione euro.

Mberritja e turisteve ne territorin grek ka rene me 8 perqind, gje qe tregon se duke analizuar te gjitha te dhenat ka nje renie te shpenzimeve individuale.

Top Channel