Cani eshte i Empolit, pritet zyrtarizimi

18/08/2009 08:30

Edgar Cani mund te konsiderohet nje futbollist i Empolit ne Serine  B.

Lajmi eshte bere i njohur nga gazeta e njohur sportive italiane, “Gazzetta Dello Sport”, sipas se ciles, sulmuesi shqiptar eshte shume prane veshjes se bluzes se skuadres toskane, pasi drejtuesit e skuadres kane arritur te gjejne nje marreveshje me ata te Palermos, qe zoterojne edhe kartonin e futbollistit.

Empoli pret te shese Nikola Pocin, per te zyrtarizuar blerjen e talentit te ri shqiptar. I lindur ne Tirane dhe i rritur ne Peruxhia te Italise, Cani e ka nisur karrieren te te rinjte e Peskares ne 2004-2007. Ne vitin 2007 ka debutuar me ekipin e te rriturve, nga ku ble ne 2008 nga Palermo, e cila e huazoi tek Askoli ne Serine B.

Sulmuesi i ri ka bere nje paraqitje shume te mire ne sezonin e kaluar ne radhet e Askolit, por edhe gjate fazes pergatitore te Palermos. Per te interesohen edhe Parma, Livorno e Bari nga Seria A, por edhe Padova e Serise B.
 
 
 

Top Channel