
Qe ne ndeshjen e pare nisin edhe polemikat e para ne Angli. Protagonist eshte tekniku i Liverpulit, Rafael Benitez.
Humbja e pare ne startin e sezonit te ri, ka bere qe trajneri spanjoll te reflektoje mbi kete hap te gabuar. Korrigjim i menjehershem eshte apeli qe ben Rafa Benitez, sidomos per futbollistet yje. Por ai ndalet dhe te niveli i gjykimit ne ndeshjen me Totenhemin, e humbur nga Liverpul ne Uajt Hart Lejn, 1:2.
Pak i impresionuar ishte tekniku spanjoll nga gjykimi i ndeshjes nga kryesori Fil Doud dhe i befasuar nga gjyqtari i katert, “shume i ri per kete detyre”. Mbrojtesit, Asou-Ekoto dhe Sebastien Basong ishin autoret e golave per Totenhemin dhe midis tyre 11-metershi i realizuar nga Xherrard ne barazimin e perkohshem 1:1. Edhe pse Federata Angleze ka marre masa te ashpra per trajneret qe sulmojne gjyqtaret ne shtyp, Benitez nuk eshte stepur dhe ka ndermarre nje fushe te ashper.
Tekniku spanjoll drejton gishtin ndaj gjyqtarit Doud, qe refuzoi te jepte nje 11-metersh, kur Asou-Ekoto pengoi ne zone sulmuesin ukrainas Voronin dhe me pas po ky mbrojtes ndaloi me dore nje krosim te Fernando Torresin. “Cdo njeri mund te shikonte se 11-metershi ndaj Voronit ishte i qarte, kaq i qarte sa ishte i pabesueshem mohimi nga Doud. Por me ate gjyqtar kjo gje ishte e pamundur, pasi ai mund te jete miop”.
Rafa Benitez zbulon se nje dite perpara ndeshjes me Totenhem ishte diskutuar dhe problemi i gjykimit dhe vendimi i marre ishte se asnje nuk duhet te diskutonte vendimet qe merrte gjyqtari. “Por mendoj se situata e krijuar ne Uajt Hard Lejn na detyroi qe t’i riktheheshim fenomenit-gjykim”. Permes ironise, tekniku spanjoll theksoi se “duken shume te rinj keta gjyqtare angleze”. Gjyqtari i katert Stuart Atuell, beri debutimin ne Premier League angleze ne gushtin e vitit 2008, kur drejtoi ndeshjen Blekburn-Hull dhe ishte vetem 26 vjec.
Por ai shkaktoi nje polemike te madhe me golin “fantazme” ne sfiden Riding-Uatford. Atuell largoi dje nga loja ndihmesin e Rafa Benitez, Sami Li, pas kundershtimeve te ashpra per 11-metershin e mohuar. Lidhur me kete veprim te Atuell, tekniku spanjoll tha: “Gjyqtari i katert ishte shume i ri dhe ai ndoshta ka nevoje qe te jete me i qete. Nuk e di sa vjec eshte, por m’u duk shume, shume i ri”.
Top Channel