Ministri i Shendetesise se Kosoves, Alush Gashi eshte takuar dje me shefin e Zyres se UNICEF-it ne Kosove, Johanes Wedemig dhe shefin e Zyres se OBSH-se, Skender Syla, me te cilet ka biseduar lidhur me situaten rreth gripit A/H1N1 ne Kosove.

e kete takim, jane diskutuar edhe modalitetet rreth prokurimit te barnave dhe praktikat e deritanishme te bashkepunimit midis agjencive te OKB-se me Ministrine e Shendetesise.

Shefi i Zyres se OBSH-se ne Kosove, Skender Syla, ka theksuar se projekti i perbashket per permiresimin e shendetit te nenes dhe grave ne Kosove, i UNICEF-it, UNFPA-se dhe OBSH-se, i mbeshtetur nga qeveria e Luksemburgut dhe ne bashkepunim te ngushte me Ministrine e Shendetesise, eshte nje shembull unik i nje projekti te suksesshem te bashkepunimit te tri agjencive te OKB-se me Ministrine e Shendetesise se Republikes se Kosoves.

Top Channel