Kosova kunder bashkepunimit mes EULEX-it dhe Serbise

17/08/2009 11:35

Kosova eshte shprehur kunder bashkepunimit te EULEX-it me Serbine. Zevendeskryeministri Rame Manaj ka thene se asnje marreveshje nuk mund te arrihet pa pajtimin e qeverise kosovare.

Ministri i Brendshem i Serbise, Ivica Dacic, kishte deklaruar se eshte pergatitur projekti i protokollit per bashkepunimin ndermjet kesaj ministrie dhe EULEX-it.

Sipas tij, ky protokoll do te bazohet ne Rezoluten 1244 dhe ne raportin e sekretarit te pergjithshem te OKB-se, Ban Ki-mun, i cili permban planin gjashte pikesh per bashkepunimin e Serbise me organet nderkombetare ne Kosove.

Top Channel