
I kishte te gjitha mundesite qe te quhej edhe nje miniperballje e vogel mes shqiptaresh, por nuk ka rezultuar e tille. Behet fjale per ndeshjen e javes se dyte te Bundesliges 2 mes Kolbenzit dhe Arminia Bielefeldit.
Te dyja skuadrat kane ne radhet e tyre futbolliste shqiptare, por vetem njera i ka zbritur ata ne fushe.
Ndersa pritej qe Besart Berisha te luante titullar ne radhet e Arminia, trajneri i ekipit ka vendosur te mos ta aktivizoje sulmuesin e Kombetares shqiptare, edhe pse e kishte ne stolin e rezervave.
Ndersa ne krahun tjeter, dy vellezerit Kuqi, Njazi dhe Shefki Kuqi (shqiptare me pasaporte finlandeze), jane protagoniste te fitores se Kolbenzit 3-2.
Vellai i madh ishte autori i golit te trete ne minuten e 85, duke arritur kuoten e dy golave ne dy ndeshjet e para te tij ne Bundesligen 2.
Top Channel