Deshton turi vezhgues i Kuzhese ne Gjermani

17/08/2009 09:50

Ka deshtuar turi vezhgues i trajneri te Kombetares sone, Josip Kuzhe, ne Gjermani.

Sikurse ishte paralajmeruar ne perfundim te ndeshjes miqesore ndaj Qipros (te fituar me rezultatin 2-1), tekniku kroat i kuqezinjve do te udhetonte drejt ketij vendi per te ndjekur nga afer disa nga futbollistet shqiptare, te cilet pritej te aktivizoheshin kete fundjave ne Bundesligen 2.

Ne siten e Kuzhese do te duhet te kalonin dy sulmuesit e lene jashte listes anti-Qipro, Edmond Kapllani i Fc Agsburgut dhe Besart Berisha i Armina Bieleveldit.

Por kjo nuk eshte realizuar, per shkak se trajneret perkates nuk kane aktivuar per asnje minute dy futbollistet shqiptare.

Javen e ardhshme pritet qe Kuzhe te udhetoje drejt Italise per te vezhguar ne aksion sulmuesin tjeter kuqezi, Erjon Bogdani.

Top Channel