Qeveria bullgare mund te shkoje drejt falimentit financiar brenda pak muajve, ne rast se nuk nxiton te shkurtoje shpenzimet buxhetore me 255 milione euro brenda ketij viti, paralajmerojne ekonomistet vendes te cituar nga media.

Bullgaria zhvilloi zgjedhje muajin e kaluar dhe ekspertet jane te shqetesuar per shkak te vonesave qe po krijohen ne procesin e formimit te mazhorances se re parlamentare dhe qeverise se re.

Sipas tyre, do te nevojiten se paku edhe dy muaj qe qeveria e re te jete funksionale, nderkohe qe vendi ka nevoje urgjente te ndryshoje ligjin buxhetor dhe te shkurtoje shpenzimet.

Bullgaria ka nje sistem financiar te bazuar te kursi fiks i kembimit te monedhes kombetare Leva me Euron.

Ky sistem detyron nevojen per te mbajtur rezerva te medha valutore ndersa ne kushtet e pasigurise se tregjeve, mund te pasohet nga zhbalancime te ashpra dhe ne krize.

Kriza financiare nderkombetare ka shkaktuar sakaq renie te te ardhurave buxhetore dhe Sofja po perdor rezervat e veta per te shlyer detyrimet e zakonshme buxhetore.

Top Channel