Birmani, lirohet i burgosuri amerikan
16/08/2009 14:55
Avioni ne bordin e te cilit ndodhej John Yettaw, shtetasi amerikan qe ka udhetuar pa leje per te vizituar Aung San Suu Kyi, eshte nisur per ne Bankok.
Lajmin e ka bere te ditur nje zedhenes i qeverise birmaneze.
Yettaw ishte denuar te marten me 7 vite burg, ndersa Suu Kyi ka marre 18 muaj te tjere ne arrest shtepie.
Lirimi i menjehershem i amerikanit eshte arritur nepermjet ndermjetesimit te senatorit amerikan, Jim Webb, i cili dje ka takuar kreun e juntes ushtarake ne pushtet ne Birmani, Than Shwe.
Top Channel