Te zhvendosurit serbe ne kuvendin e Pejes

15/08/2009 12:10

Nje grup serbesh te zhvendosur nga komuna e Pejes ne Mal te Zi, kane vizituar sot kuvendin komunal dhe kane marre pjese ne takimin e Grupit komunal per kthim dhe riintegrim.

Sipas RTK, drejtori i Zyres komunale per Komunitete ne Peje, Sabahudin Cirikovic, tha se rreth 765 familje serbe, malazeze dhe rome, te zhvendosura nga Kosova kane shprehur deshiren per t’u kthyer per te jetuar ne komunen Pejes.

Prej perfundimit te luftes ne Kosove e deri ne korrik te ketij viti, jane kthyer rreth 400 familje serbesh.

Top Channel