SHBA, aktori indian ngaterrohet me nje terrorist
15/08/2009 20:35
Autoritetet amerikane te emigracionit kane ndaluar dhe marre ne pyetje per rreth dy ore nje yll te Bollivudit ne aeroportin nderkombetar te New York.
44 vjecari Shah Rukh Khan eshte gjendur mes qindra pyetje pasi emri i tij figuronte ne listen e personave te dyshuar per terrorizem. “U thashe atyre se isha nje yll kinemaje dhe se behej fjale per nje gabim”, tha Kahn.
Per t’u liruar, ai kontaktoi me ambasaden indiane ne Uashingon, e cila konfirmoi se 44 vjecari eshte shtetas indian dhe nje aktor i njohur filmash ne “Meken” e kinemase aziatike.
Top Channel