ORA: Vendimi i KQZ, mesazh i keq

15/08/2009 12:45

Partia opozita ORA reagon ndaj vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Kosove per mosvendosje te kamerave ne qendrat e votimit.

Sipas kesaj force, ky qendrim jep nje mesazh jo te mire dhe tregon mosgatishmerine e Kosoves per mbajtjen e zgjedhjeve te ndershme dhe transparente.

“Deklarata, se kamerat do ta pengonin transparencen, eshte pasqyre e mungeses se argumentit te shendoshe, ndersa thenia e nje anetari te komisionit se kamerat do ta cenojne privatesine e qytetareve, e shpreh deshiren e qarqeve te caktuara qe ne shekullin e internetit privatesia te jete e kontrolluar dhe e dirigjuar sipas nevojave ditore”, thuhet ne komunikimin per shtyp te partise ORA.

Top Channel