Zyrtare nga Ministria e Puneve te Jashtme premtojne se procesi i ligjshmerise se pavaresise se Kosoves ne GJND do te jete ne favor te Kosoves, ndersa pranojne se kjo ceshtje po vonon njohjet e reja te shtetesise se vendit.

Perfaqesues nga Ministria e Puneve te Jashtme dhe ata te partive opozitare ne Kosove thone se procesi i interpretimit te ligjshmerise se pavaresise se Kosoves nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise po ndikon ne njohjet e reja te shtetesise se vendit.

Zevendesministrja e Puneve te Jashtme, Vlora Çitaku, thote se pavaresisht kesaj, Kosova ka fituar nje numer te konsiderueshem te njohjeve. Sipas saj, ky numer do te rritet edhe me shume pas dhenies se opinionit te GJND-se per pavaresine e Kosoves.

Top Channel