Sekretari i Pergjithshem i NATO-se, Anders Fogh Rasmussen, gjate qendrimit ne Prishtine, garantoi popullin e Kosoves, se perkushtimi i aleances do te mbetet i palekundur. 

Pas nje takimi me presidentin e vendit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci, Rasmussen tha se vendimi i NATO-se per reduktimin e trupave paqeruajtese eshte rezultat i permiresimit te situates se sigurise ne Kosove.  

Me theks te veçante, ai pergezoi udheheqesit kosovare per perkushtimin e tyre per te zbatuar planin Ahtisarit.

“Jam i impresionuar me zhvillimet ne Kosove keto 10 vjet. Siç e dini ne kemi vendosur qe te reduktojme trupat e NATO-se ne Kosove. Dua te theksoi se, ky vendim  reflekton situaten e sigurise ne Kosove. Reduktimi i trupave do te behet ne menyre graduale duke u bazuar ne situaten e sigurise. Ne nuk do ta merrnim kete vendim ne rast se situata nuk do te ishte e mire. Paraprakisht eshte vleresuar se gjendja eshte e mire dhe nuk do te kete pasoja negative ne Kosove”, u shpreh Rasmussen.  

Ai ritheksoi se, perveç kontributit ne situaten e sigurise, NATO-ja do te ndihmoje shume edhe ngitje te kapaciteteve per Forcen e Sigurise se Kosoves.

“Ne do te angazhohemi per te siguruar Kosoven, paralelisht konfirmoje se do te vazhdojme te ndihmojme autoritetet e Kosoves ne zhvillimin e metejshem te Forces se Sigurise se Kosoves. Kjo eshte nje pjese tjeter e rendesishme. Vizioni im i qarte eshte qe te sigurojme perspektive euro-atlantike per te gjitha vendet ne Ballkan, per Kosoven dhe Serbine gjithashtu”, theksoi Rasmussen.

Nderkohe, udheheqesit kosovare falenderuan mbeshtetjen e Aleances.

Vizita e Rasmussen ne Kosove, eshte e dyta qe ben ai ne vendet, ku NATO ka misione paqeruajtese. Javen e kaluar ai vizitoi trupat e Aleances ne Afganistan.

 

Top Channel