Nderron jete babi i kitares elektrike

14/08/2009 14:00

Nderron jete ne moshen 94 vjecari Les Paul, shpikesi i kitarres elektrike “solid boy” e cila revolucionarizoi boten e muzikes jazz dhe rock.

Kitara u krijua nga Paul posacerisht per muziken jazz, por shume shpejt ajo u kthye ne bazen e rock-ut modern dhe aktualisht mban emrin e tij. Disa nga emrat me te medhenj qe kane luajtur perhere me nje Gibson Les Paul jane; Carlos Santana, Jimmy Page, Paul McCartney, Edge i U2, Slash i Gun ‘n’ Roses, Bob Marley, Neil Young e Steve Jones te Sex Pistols, etj.

Kitara “solid boy” u krijua ne vitin 1952 me kerkese te kompanise Gibson, edhe pse Paul e kishte skicuar ne mendje qe ne vitin 1940. Kitarrat elektrike ekzistonin edhe me pare por monopolin e kishte vetem nje firme dhe pothuajse te gjitha ngjanin me kitarrat akustike. Kengetaret e muzikes jazz ishin te kenaqur me to, por ne rrymat rock ‘n’ roll dhe R&B ato kitara nuk e siguronin luksin e volumit me te larte.

Top Channel