Angli, braktis dasmen islamike zevendes ministri

14/08/2009 19:20

Braktis dasmen muslimane ku ishte i ftuar sepse nuk mund te ulej prane gruas se tij pasi ne ceremoni ishin parashikuar dy ambjente te ndare nga njeri-tjetri, nje per burrat dhe nje per grate.

Zevendes ministri anglez i agrokultures ishte i ftuar ne dasme nga disa miq te tij muslimane ne Londer, por kur i kane dhene lajmin se gruaja dhe ai nuk mund te qendronin ne te njejtin ambjent gjate ceremonise sepse atij i takonte vendi tek “oda e burrave”, ndersa gruaja duhej te ndahej dhe te shkonte tek “oda e grave” ka vendosur braktisjen e ceremonise festive.

“Kam vite qe shkoj ne dasma islamike bashke me gruan por vetem tek kjo e sotmja vura re ndarjen sipas sekseve”, u shpreh zevendes ministri, Xhim Fitzpatrik.

Gjesti ka patur reagime te forta, islamiket e quajne zyrtarin e kabinetit te kryeministrit Braun si te paedukate ndersa opinioni publik vendas e cilesoi veprimin e tij “heroik”.

Top Channel