Thaci: Shqiptaret te diskriminuar

12/08/2009 20:35

Mesazhe jo te mira nga Maqedonia ka sjelle ne Prishtine, kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci. Gjate nje vizite me kryetarin e AAK-se Ramush Haradinaj, Thaci ka deklaruar se, marreveshjes se Ohrit i ka skaduar afati dhe se shqiptaret ne Maqedoni, gjenden ne nje situate delikate.

Kryetari i BDSH-se me tej ka theksuar se, nje nga pikat kryesore te marreveshjes se Ohrit, ajo per perdorimin e gjuhes nuk respektohet.

Dhe sipas tij, shqiptaret e Maqedonise lejohen te perdorin gjuhen e tyre, vetem neper korridore.

“Mendoj se Maqedonia eshte ne situate shume delikate. Ne anen tjeter gjendja e shqiptareve ne Maqedoni dita dites po perkeqesohet. Kam parasysh edhe ceshtjen e proceseve integruese dhe neve e gjithe kjo na shqeteson. Me zotin Haradinaj pata shume deshire qe te konsultohem dhe te shkembejme informata normalisht edhe kete lloj bashkepunimi dhe te tjera do te fillojne ne kuader te proceseve integruese”, eshte shprehur Thaci.

Gjate takimit Thaci –Haradinaj, eshte diskutuar edhe per projekt-marreveshjen e re te PDSH-se, per bojkot parlamentar rreth marreveshjes se Ohrit.

Ku ne kete ceshtje Thaci-Haradinaj jane pajtuar, per te vazhduar me kete forme te politikes.

Top Channel