Reinhardt merr me qira ishullin per Paris

12/08/2009 10:40

Merr nje ishull me qira per te rifituar zemren e Paris Hilton. Kjo eshte dhurata qe Doug Reinhardt ka vendosur t’i jape shpirtit te tij binjak pas krizes qe pati me trashegimtaren disa muaj me pare.

Sipas “Daily News”, cifti sapo eshte kthyer nga pushimet ne Fiji, ku lojtari i bejsbollit, ka marre me qira ishullin e Wadiji.

“Eshte nje vend perfekt per nje arrati dashurie”, shkruan Doug ne Twitter. Nje sugjerim qe vlen edhe per shume cifte ne krize, por qe shume pak mund t’ia arrijne.

Top Channel