
Autoritetet detare ruse njoftuan se jane ne kerkim te nje anije e cila u zhduk ne kanalin e Le Manshit.
Anija ruse e cila transportone lende drusore nga Finlanda per ne Algjeri ka komunikuar me rojet bregdetare angleze dy jave me pare dhe nuk ka raportuar ndonje problem.
Presidenti rus Dmitri Medvedev ka urdheruar Ministrine e Mbrojtjes te ndermarre te gjitha hapa e nevojshme per lokalizimin dhe ne rast se do te jete e nevojshme lirimin e 15 marinareve qe ndodhen ne bordin e anijes.
Anija besohet se ka kryer nje pushim te shkurter ne nje nder portet e Suedise pas marrjes se ngarkeses ne Finlande, me pas ka vazhduar udhetimin per ne Algjeri ku pasi ka kaluar kanalin e Le Manshit ka humbur kontaktet.
Marina ruse dhe ajo angleze dyshojne per nje rast te paprecedent piraterie ne ujerat europiane.
Top Channel