Larijani: Nuk ka patur dhune seksuale ne burgje

12/08/2009 10:40

Asnje dhune seksuale nuk eshte kryer ne burgjet iraniane ndaj manifestuesve reformatore.

Keshtu ka deklaruar presidenti i parlamentit te republikes islamike, Ali Larijani,gjate nje fjalimi te sotem para deputeteve.

“Abuzimet seksuale mbi te burgosurit jane shpifje”, tha Larijani.

Denoncimi u be nga kandidati reformator, Mehdi Karroubi ne nje leter drejtyar me 29 korrik ish-presidentit Akbar Hashemi Rafsanjani.

“Nje numer i caktuar vajzash te arrestuara u perdhunuan brutalisht. Dhune seksuale ka patur edhe ndaj disa djemve te rinj. Ky kontigjent prej asaj dite ka probleme te renda psikologjike dhe fizike”, shkruante ne letren e tij, Karroubi.

Larijani fton Karroubi-n, qe nese ka fakte mbi abuzimet atehere te informoje presidencen e parlamentit.

Ne protestat paszgjedhore te 12 korrikut, u arrestuan 4 mije persona, 300 prej te cileve ndodhen ende ne burgje.

Top Channel