Shteti austriak ne bashkepunim me zyrtaret institucional ne Prishtine, do te kthejne nga Austria te gjithe kosovaret qe nuk kane leje qendrimi ne Austri.

Lajmin e ka bere te ditur Ministrja e Brendshme e Austrise, Maria Fekter, pas nje takimi qe ka zhvilluar me homologun e saj kosovar, Zenun Pjaziti.

“Nder te tjera biseduam edhe per  emigrantet dhe kemi rene dakord te nenshkruajme nje memorandum per kthimin e tyre. Jo te gjithe kosovaret qe jane ne Vjene deshirojne, mund apo ju lejohet te qendrojne ne Austri. Per kete arsye do te bejme projekte per ndihme dhe kthim te tyre. Per kete sot dorezuam edhe nje draft-propozim per emigracionin dhe azilin, me te cilin shpresojme te marrim pergjigjeje”, eshte shprehur Fekter.

Ajo me tej ka thene se, Austria do te ndihmoje kosovaret per lehtesim te pajisjes me viza, nepermjet ambasades zvicerane ne Prishtine.

“Biseduam edhe per liberalizimin e vizave. Austria do e mbeshtes fuqishem Kosoven qe te ndihmoje vendin per liberalizimin vizave. Lehtesimi per kosovaret fillimisht do te mundesohet nepermjet ambasades zvicerane ne Prishtine”, theksoi Fekter.

Gjate takimit me ministrin e Brendshem kosovar Zenun Pjaziti, eshte nenshkruar nje marreveshje nder shteterore ndermjet dy ministrive te brendshme te Kosoves dhe Austrise ne fushen e bashkepunimit policor.

Kjo marreveshje do te kete per qellim luftimin e krimit te organizuar, luften kunder droges dhe emigracionit.

Nderkohe, shteti austriak do te trajnoje policet kosovare ne akademine policore te saj.

Top Channel