Objektivi strategjik i UNMIK-ut do te jete lehtesimi i proceseve per garantimin e sigurise dhe te stabilitetit ne Kosove dhe ne Ballkan.

Keshtu deklaron zedhenesi i UNMIK, Rasell Giki, ne nje prononcim per Radion “Evropa e lire”. Sipas tij, se roli i ardhshem i UNMIK-ut do te jete teresisht politik dhe do te perfshije disa pergjegjesi ne lidhje me raportet Prishtine-Beograd.

Giki thekson se, ndonese i reduktuar, rendesia e misionit te OKB-se ne Kosove do te qendroje edhe ne lehtesimin e, siç shprehet ai, proceseve integruese te Kosoves ne mekanizma nderkombetare. Nje shembull per kete lloj integrimi eshte Interpoli, institucion ky i cili nuk e njeh Kosoven si shtet.

Top Channel