
Ish presidenti pakistanez, Pervez Musharaf ndodhet nen hetim dhe ne rast te nje rikthimi ne atdhe ai rrezikon arrestimin nga autoritetet e Islamabadit.
Lajmi behet i ditur nga shtypi pakistanez sipas te cili ish gjenerali eshte nen hetim per vendosjen ne arrest te disa gjyqtareve gjate shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme.
Mediat vendase nuk perjashtojne mundesine e nje mandatarresti nderkombetar nepermjet Interpolit per Musharaf pasi ai ndodhet ne Londer.
Musharaf ne shtator te 2007 ne perpjekje per te siguruar nje mandat tjeter dyshohet se ka ushtruar presion dhe arrestime ndaj disa anetareve te Gjykates Kushtetuese pakistaneze gjate shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme e cila zgjati nga 3 nentori deri ne 15 dhjetor te 2007.
Top Channel