Maqedoni, PDSH do te bojkotoje kuvendin

11/08/2009 13:40

Partia Demokratike Shqiptare ne Maqedoni do te bojkotoje kuvendin, ne shenje proteste per vendimet jo te mira qe merren.

“Ky vendim i PDSH-se nuk eshte obstruksion. Ky vendim i PDSH-se eshte parandalim.”, deklaroi kreu i partise, Menduh Thaci.

Ne prag te pervjetorit te nenshkrimit te Marreveshjes se Ohrit, Thaçi e perseriti qendrimin se kjo marreveshje “eshte jofunksionale dhe e shkaterruar”, ndersa BDI-se i ka bere thirrje qe ta braktisin qeverine, ne menyre qe “te mos jene bashkeveprues e politikes se keqe”.

Top Channel