Diskutohet situata e sigurise ne veri

11/08/2009 13:30

Kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi dpriti sot drejtues te KFOR-it estonez, me te cilet ka diskutuar rreth gjendjes se sigurise ne zone.

Rexhepi, ka falenderuar drejtuesit e deritanishem te KFOR-it estonez, kolonel  Taavi Liias dhe nenkololonel Toomas Karting, me te cilet drejtuesit komune kane pasur nje bashkepunim shume te mire.

Ndersa drejtori komunal per Mbrojtje dhe Shpetim, Ylber Durmishi, vleresoi se kontributi i ushtareve estonez qe sherbejne ne kuader te batalionit danez, eshte shume i rendesishem, meqe ata sherbejne ne nje pjese mjaft specifike te qytetit te Mitrovices.

Top Channel