Shtyhen ndertimet e shtepive te Kroi i Vitakut

10/08/2009 12:10

Per shkak te tragjedise qe ka ndodhur ne Suhadoll, kete jave do te pezullohen punet per rindertimin e shtepive qe jane duke vazhduar ne lagjen Kroi i Vitakut ne veri te qytetit.

Keshtu deklaroi kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, gjate nje takimi te Komitetit te Sigurise.

Sa i perket rindertimit ne Kroin e Vitakut, Rexhepi, permendi sa gjate javes se kaluar ka pasur tensionim te situates, pas incidentit te krijuar nga nje grup serbesh qe kane sulmuar me gure punetoret qe kishin nisur pastrimin e germadhave te shtepive te tyre ne thellesi te lagjes.

Top Channel