Pas rikthimit ne Formula 1, Schumacher do t’i dhuroje vetes nje udhetim ne hapesire.

Shtate here kampion i botes, Schumi ka prenotuar SpaceShipTwo, anijen e miliarderit Richard Branson, duke paguar 140 mije euro per bileten e udhetimit qe do te realizohet ne prill te vitit 2011.

Nga Formula 1 ne hapesire; Schumi eshte nder te paktet njerez qe mund te hipe ne bordin e  SS2, anija per turistet hapesinor, prone e britanikut super te pasur.

Sipas revistes “Arabian Business” udhetimet e para do te realizohen brenda dy vitesh dhe deri tani kane prenotuar edhe 4 turiste te tjere. Ne bord do te kete edhe dy pilote.

“Michael mezi po pret qe te niset”, thote menaxheri i pilotit, Willi Weber.

Vendimi per te shkuar ne orbite ka lindur nje vit me pare, kur nje prej sponsoreve te spotit ku protagonist ishte Schumi, kerkoi nje imazh te tij, ne mungese te gravitetit. Kjo gje e apasionoi shume Michael dhe menjehere kerkoi te jete pjese e udhetimit qe pritet te zgjase 6 ore.

Mes pasgjereve te tjere eshte ish-piloti Niki Lauda, fizikanti Steven Hawking, stilisti  Philippe Starck,dhe mesa duket ka prenotuar nje vend edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Top Channel