Ne nje analize politike te pergatitur per Institutin Austriak per Politike te Jashtme, ish-perfaqesuesi i BE-se ne bisedimet e per statusin e Kosoves, Stefan Lehne supozon se nje zgjidhje e perkohshme bazuar ne linjen e propozuar nga Wolfgang Ischinger, mund te jete varianti me i pranueshem.

Sipas Telegraf, Lehne vlereson se kjo zgjidhje sipas tij do te ishte “nje marreveshje per kornizen e bashkepunimit praktik mes Beogradit dhe Prishtines, ku te dyja palet pajtohen se nuk kane pajtim rreth aspekteve legale te statusit te Kosoves.

Diplomati gjerman Ischinger ka propozuar qe Kosova dhe Serbia te vendosin bashkepunim ne te gjitha fushat, njejte si dy shtetet gjermane gjate kohes se Luftes se Ftohte.

Kjo ide e Ischingerit, e shpalosur ne vjeshte te vitit 2007, eshte hedhur poshte nga Beogradi, nderkaq Prishtina gjate procesit te Treshes vazhdimisht i ka ofruar Serbise nje traktat per fqinjesi te mire mes dy shteteve, qe po ashtu eshte refuzuar nga negociatoret serbe.

Top Channel