Dubai refuzon xhirimin e “Sex and the City 2”
10/08/2009 09:05
Dubai nuk lejon xhirimin e disa skenave te “Sex and the City 2” ne kete zone.
Vendimi erdhi pas leximit te skenarit. Sic raportohet nga e perditshmja “The National”, Dubai Studio City shpjegoi se kerkesa per xhirim eshte refuzuar nga autoritetet.
Skenari eshte ekzaminuar nga ekspertet. Filmi e mesa duket titulli i tij nuk perkon shume me kulturen dhe traditat e botes myslimane.
Yjet e “Sex and the City” firmosen ne shkurt per realizimin e filmit te ri qe do te dale ne veren e vitit 2010.
Serish bashke do te shohim kater miket e pandashme, te obsesionuar nga moda dhe seksi. Carrie (Sarah Jessica Parker), Samantha (Kim Cattrall), Charlotte (Kristin Davis) dhe Miranda (Cynthia Nixon).
Top Channel