Shtypi per ngjarjen

09/08/2009 16:25

I gjithe shtypi i dites i ka kushtuar ngjarjes faqet e para. Gazetat publikojne edhe deklaratat e krereve me te larte te shtetit shqiptar, por edhe nga Kosova. Po ashtu jepen edhe profile te shkurtra te policeve te rene ne krye te detyres.

Gazeta Albania ka edhe profilet e personave me te kerkuar ne Shqiperi, liste qe e kryesonte deri te premten Dritan Dajti. Gazetat RD dhe 55 vene theksin te vendosmeria e shtetit per t’iu kundervene krimit. Gazetat e tjera ngrejne pikepyetje te shumta per ngjarjen. Gazeta Shqip, qe i kushton ngjarjes plot 6 faqe, hapet direkt me pyetjen per shmangjen e RENEA-s, qe jane forcat speciale te policise?

Sipas Shqipit, vendimi per te mos perfshire RENEA-n eshte marre ne nje mbledhje te disa drejtuesve te rendesishem te policise. Shkarazi, shkrimi informon se operacionet per arrestimin e Dritan Dajtit kishin deshtuar tri here te tjera.

Nderkohe gazeta Panorama e thekson me shume kete fakt, duke e vene ne titull te nje shkrimi. Por sipas Panoramas RENEA ka deshtuar jo tre, por dy here per arrestimin e Dajtit. Panorama pretendon se ka informacione edhe nga seanca e pare e marrjes ne pyetje te Elvis Karolit, i dyshuar si bashkepunetor i Dritan Dajtit.

Keshtu sipas kesaj gazete, Karoli u paska pohuar prokuroreve se kishin pasur dyshime se po survejoheshin ne distance dhe se telefonat u pergjoheshin. Madje, edhe perpara perballjes me arme, Karoli pohon se Dritan Dajti, Erges Xhaxhi dhe Ledion Mara kishin pare persona te dyshimte ne rrugicen perballe. Te tera gazetat rindertojne skenen e ngjarjes. Por Panorama ben nje pohim te forte, kur thote se oficerit te fundit qe ra nen plumba, i kishte ngecur automatiku.

Ndonese te tera gazetat kane publikuar deklarimin e drejtorit te pergjithshem te policise Ahmet Prençit se operacioni nuk eshte dekonspiruar, gazeta Republika hapet me titullin “Kush i tradhetoi policet e vrare”? Kurse Tirana Observer, “Dritan Dajti mori i pari informacion per vendndodhjen e policeve”. Gazetat Shekulli dhe Korrieri pohojne se Dritan Dajti posedonte nje dokument policie me foton e tij, por me emrin Agron Zeneli, me graden nenkomisar ne komisariatin e Korces.

Gazetat publikojne edhe rrefime te pushuesve, qe u bene padashje deshmitare te ngjarjes. Gazeta Shekulli boton edhe deshmine prekese te Idriz Dizdarit, babait te policit te vrare Altin Dizdari, qe e mesoi lajmin nga televizori, kur sapo ishte shtruar per te ngrene me te shoqen.

Ne nje dritare te vogel, Shekulli publikon edhe akuzat kesaj here te babait te Dritan Dajtit, sipas te cilit policia kishte dashur jo ta arrestonte, por ta ekzekutonte te birin. Madje keto akuza gjejne pasqyrim ne nje shkrim te plote te Gazetes Shqiptare, qe hapet me titullin flet “Babai i Dajtit”. Gazeta Shqip e permbyll pasqyrimin e saj per ngjarjen, me nje shkrim me titull kuptimplote: Sa lire jeta e nje Deshmori te Atdheut? Vetem 200 mije leke?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA