Masakra e Durresit, prokuroria ngre akuzen

09/08/2009 15:10

Prokuroria e Krimeve te Renda ka ngritur akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese ndaj nje polici, gjate detyres ose per shkak te saj, kur cilesite e viktimes jane te dukshme ose te njohura, vrasje kjo e kryer ne bashkepunim, ndaj Dritan Dajtit dhe kunatit te tij Erges Xhaxhit, ne baze te nenit 79 te kodit penal.

Ndersa ndaj te arrestuarit Elvis Karolit i cili u kap ne Tirane nje dite pas ngjajres eshte ngritur akuza e ndihmesit ne bashkepunim per vrasjen e kater oficereve. Per te tre te arrestuarit do te shtohet edhe akuza e mbajtjes pa leje te armeve luftarake si edhe te mjeteve policore.

Prokuroria e krimeve te renda do t’i drejtohet gjykates te henen paradite per te caktuar masen e sigurise per tre te arrestuarit. Dritan Dajti pervec kesaj mase do te njihet edhe me tre denimet e tjera qe ka marre gjate periudhes qe ka qene ne arrati.

Denimi minimal per tre te akuzuarit ne baze te Kodit Penal eshte 20 vjet ndersa maksimali eshte burgim i perjetshem. Prokuroria nuk beri te ditur asgje ne lidhje me deklarimet e kryera nga tre te arrestuarit, ne lidhje me ngjarjen ndersa pritet qe hetimet te zgjerohen pasi lidhjet e Dajtit mendohet te kene qene te shumta.

Sipas burimeve policore ka te tjere persona qe e kane ndihmuar Dritan Dajtin ne levizje gjate kohes se qendrimit ne Shqiperi, per te cilet pritet vetem sigurimi i proves materiale per te kryer edhe arrestimet te tjera. Dy te arrestuarit qe ndodhen ne qelite e paraburgimit te 313-es ne Tirane kane dhene hollesi ne lidhje me ngjarjen se si ndodhi ajo duke u perpjekur te mos marrin fajesi ne krim, ndersa vete i akuzuari kryesor ka kundershtuar t’u pergjigjet pyetjeve te grupit hetimor. Nderkohe qe policia eshte duke kerkuar gjate marrjes ne pyetje te te arrestuareve te gjeja emra te tjere bashkpuntore te Dritan Dajtit.

Gjate 24 oreve te fundit, ka patur disa shoqerime ne ambientet e Drejtorise se Policise Tirane, por qe ende nuk ka te dhena per te arrestuar te tjere. Nderkohe qe do te hetohet edhe ne lidhje me mjetet policore qe ju gjeten ne automjetin Volksvagen Tuareg.

Nje nder pikat kryesore me te cilen policia eshte duke u marre aktualisht mbetet se kush ka dhene ndihme per kalimin e kufirit Dritan Dajtit, qe rezulton se kishte ardhur nga nje prej shteteve fqinje javet e fundit ne Tirane.   

Nderkohe qe Policia shqiptare mohon zyrtarisht te kete patur dekonspirim gjate aksionit per kapjen e Dritan Dajtit, kesaj te premte ne Durres, ku humben jeten kater police. Pas nje analize te strukturave te policise se shtetit shqiptar nisur nga rrethanat si ka ndodhur ngjarje duke u bazuar edhe nga informacionet e marra nga dy prej tre te arrestuareve.

Gjate nje deklarate zyrtare numri nje i policise se shtetit, Ahmet Prenci ka deklaruar se mbi policine nuk ka qelluar vetem Dritan Dajti, por e gjithe banda e tij duke shkaktuar humbjen e kate oficereve te policise. Ai ka deklaruar se ky sektor i kapjes se elementeve te kerkuar mbetet me i suksesshmi brenda strukturave te policise se shtetit, qe numeron disa dhjetra elemente te rrezikshem te neutralizuar.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA