
Nje avion ne te cilin autoritetet e sigurise se aeroportit te krahines autonome kineze te Xinjiangut dyshonin se kishte nje bombe nuk u lejua te kryente uljen ne piste.
Lajmi behet i ditur nga agjensia shteterore kineze e lajmeve, Xinhua e cila citon autoritetet sipas te cilave avioni i cili fluturonte nga Afganistanin drejt Urumkit u rikthye serish nga ishte nisur.
Pas refuzimit te lejes se uljes ne Urumki avioni u ul serish ne aeroportin e Kandaharit ne Afganistan.
Perleshjet e muajit te kaluar mes muslimaneve ujgure dhe etnise han si dhe kercenimit te Al Qaeda-s drejtuar Kines pas ngjarjeve, ku sipas autoriteteve mbeten te vdekur rreth 200 persona kane rritur friken e Pekinit mbi mundesine ndermarrjes se ndonje sulmi terrorist ne kete krahine.
Top Channel