Irani: Ka tortura ndaj te burgosurve
09/08/2009 21:45
Autoritetet iraniane pranojne se ndaj te ndaluarve te protestave anti Ahmedinejad eshte ushtruar dhune ne burgjet e Teheranit.
Sipas Prokurorit te Pergjithshem iranian Ghorbanali Dorri Najafabadi tek disa te ndaluar jane verejtur shenja ushtrimi dhune nga ana e policise.
Najafabadi ka folur per disa gabime te policise ne disa raste shume te rralla ndaj te arrestuarve te cilet nuk mund te mbroheshin.
Pas kerkesave per ndaljen e dhunes ndaj te ndaluarve dhe lirimin e menjehershem te tyre nga SHBA dhe BE irani pranon ekzistencen e ushtrimit te dhunes ne burgjet e Teheranit po se ajo eshte ne nje mase mjaft te reduktuar.
Top Channel