Irak, 51 ushtare amerikane me H1N1
09/08/2009 20:30
Burimet informative te ushtrise amerikane ne Irak njoftojne per 51 ushtare te prekur nga virusi i gripi te derrit.
Kampionet e gjakut te marre tek qindra ushtare ne nje repart ne periferi te Bagdadit jane diagnostikuar dhe nga keta 51 ushtare kane rezultuar pozitive me virusin A.
Nderkohe qe nen vezhgimin e mjekeve po mbahen edhe 71 ushtare te tjere pasi dyshohen si mbartes te virusit te gripit te derrave
Rastet e te infektuarve ne rradhet e ushtrise amerikane ne Irak vijne ne pak kohe pasi Ministria e Shendetesise irakiane deklaroi edhe viktimen e pare te shkaktuar nga gripi i derrit.
Top Channel