Femrat dhe duhani

09/08/2009 15:20

Duhani eshte nje nga tendecat e fundit te modes, qe vitet e fundit  perfshiu shume femra.  Studimet tregojne se cigarja, nje  nder elementet  qe i perkiste kryesisht botes se meshkujve, sot eshte pjese e pandashme ne jeten e shume  femrave.

Ne Shqiperi ka nje  tendence ne rritje te  femrave qe pine duhan, megjithse diferenca mes dy sekseve eshte ende e  larte.  Por megjithese cigarja duket se eshte pjese e modes ajo me  kalimin e viteve  sjell nje transformim te pamjes se nje femre.

Studimet kane vertuar se  femrat qe pine duhan kane nje plakje te shpejte te  lekures,  e zverdhje te dhembeve  dhe te thonjve.Mjeket sqarojne se  vetem pak  minuta pas pirjes se cigares, enët e gjakut periferike qe ushqejnë lëkuren kontraktohen. Qarkullimi dhe oksigjenimi i gjakut përkeqësohet. Ne kete mënyre lëkura ushqehet me pak, c’ka sjell humbje te elasticitetit dhe rrudhosje te lekures, kryesisht ne zonen rreth buzeve.

Por keto jane vetem disa deme siperfaqesore. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik theksojne se duhani eshte shkaktar kryesor i kancerit ne mushkeri dhe i semundjeve kardiovaskulare, te cilat shfaqen ne trupin e njeriut mesatarisht pas 20 vjetesh.

Mjeket sqarojne se nuk ka rendesi nese konsumoni cigare te lehta apo te renda.Efekti eshte gjithnje i njejte.Pasi duhanpiresit e cigareve te lehta e thithin tymin me shume. Studimet e huaja tregojne se ndryshe nga burrat femrat jane me te ekspozuara ndaj semundjve qe sjell duhani.

Mjeket sqarojne se nje femer qe e le duhanin para moshes 50 vjec ka  dy here me pak mundësi te vdese ne 15 vitet e ardhshme krahasuar me ato qe vazhdojnë te pine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA