Bullgaria drejt braktisjes se Burgas-Aleksandropoulos

09/08/2009 10:15

Qeveria bullgare hodhi nje hap zyrtar drejt braktisjes se projektit te naftesjellesit Burgas-Aleksadropoulos dje, kur shpalli se do t’ia kaloje pergjegjesine kompanise shteterore “Energy Holding”, – njoftoi media vendase.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Plevneliev, do t’ia transferoje pergjegjesine per zbatimin e projektit kompanise ne fjale brenda javes se ardhshme, gje qe nenkupton edhe dhenien fund te mbeshtetjes shteterore per kete projekt.

Me heret, i njejti minister pati deklaruar se projekti qe mbeshtetet nga Kremlini, nuk ka leverdi ekonomike. Ministri i Financave dhe ai i Ekonomise, paten vijuar ne te njejten linje kur deklaruan se “Bullgaria nuk ka para per nje projekt te tille”.

Naftesjellesi u konceptua nje dekade me pare si nje mjet qe do te shmangte transportin e naftes permes ngushtices se mbingarkuar me trafik te Bosforit. Rusia e pa si nje projekt strategjik, pasi pronesia mbi te mund te percaktoje se kush do ta kontrolloje fluksin e naftes se Detit Kaspik para se te dale ne treg nderkombetar.
Nje duzine projektesh te tjera kane te njejtin funksion dhe jane mbeshtetur nga lobingje te ndryshme nderkombetare.

Ekspertet e Agjencise Energjetike te Vjenes thone se vetem nje apo dy projekte te tilla kane realisht mundesi te ndertohen. Mes tyre eshte edhe i shumeperfoluri Burgas-Vlore, i cili per momentin mbetet nje dokument neper sirtare.

Top Channel