A/H1N1, 39 raste te reja

09/08/2009 15:15

Mjeket e spitalit infektiv dyshojne se 39 persona te tjere mund te jene prekur nga virusi A/H1N1 gjate ketyre diteve te fundit. Ne laboratorin e virologjise po punohet per testin e imunofluoreshences i cili sakteson nese te semuret jane prekur nga gripi i formes A.

Nese testi rezulton pozitiv, atehere analizat dergohen ne laboratorin e Bukureshtit per te saktesuar nese kemi te bejme me virusin H1N1. Sipas  mjekut infeksionist Pellumb Pipero, te dyshuarit po trajtohen me te gjitha mjekimet e duhura, dhe vetem dy prej pacienteve kane qene ne gjendje te rende shendetesore.

Ne institutin e shendetit publik pritet te mberrijne analizat perfundimtare  nga laboratori i Bukureshtit per 13 raste e dyshuara rreth nje jave me pare. Ne vendin tone deri me sot jane konfirmuar vetem tete raste por mostra jane marre per rreth  300 persona.

Mjeket e Institutit te Shendetit Publik sqarojne se rastet e prekura nga gripi i derrit ne vendin tone kane patur keto shenja klinike, temperature me te larte se 38 grade , dhimbje koke dhe fyti,kolle, dhimbje muskolare dhe lodhje. Vetem dy raste kane patur komplikacione dhe kane marre trajtimin e duhur ne spital.

Mjeket sqarojne se ne shqiperi nuk ka patur raste te rende, dhe nuk eshte shenuar asnje vdekje.Virusi i gripit te derrit duket se prek kryesisht moshen me aktive te popullsise.

Ne vendin tone pjese me e madhe e pacienteve i perkasin moshes 25 deri ne 44 vjec. Rastet jane trajtuar ne shtepi ne dhoma te izoluara, per te shmangur perhapjen e tij. Specialistet e ISHP-se rekomandojne larjen e shpeshte te duarve me sapun, kontakt sa me te ulet me personat e semure dhe me ambjentet spitalore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA