Vrasja e serbeve, Thaci ngushellon familjen

08/08/2009 16:05

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci i ka derguar nje telegram ngushellimi familjes Petkovic pas vrasjes se dy pjesetareve te kesaj familjeje ne Partesh te Gjilanit.

Ne telegramin e ngushellimit, Thaci deklaron se qeveria e Kosoves denon aktin e vrasjes se dy qytetareve kosovare me kombesi serbe dhe shton se kerkon nga organet e rendit qe te kryejne te gjitha hetimet dhe procedurat e nevojshme per zbardhjen e ketij akti te rende.

“Kerkojme gjithashtu nga te gjithe qe keto akte kriminale te mos keqperdoren per motive te uleta politike dhe etnike”, thekson shefi i qeverise kosovare.  
 

Top Channel