Zjarri ne plehra rrezikon Gjirokastren muze
07/08/2009 08:35
Nje vater zjarri e fuqishme ka shperthyer ne nje nga lagjet e siperme te qytetit muze te Gjirokastres.
Lagjja “Dunavat”, qe ben pjese ne lagjet tradicionale te qytetit me rruge e sokake te ngushte te shtruar me kalldrem guri u rrezikua mbremjen e se merkures nga nje zjarr qe u perhap me shpejtesi nga nje pirg i madh mbetjesh urbane.
Zjarri ka pasur si zanafille tendencen per te eliminuar nje depozite gjigante plehrash te perqendruar ne faqet e pjerreta te nje perroi qe ndan dy lagjet e siperme Dunavat i Pare dhe Dunavat i Dyte, shume prane me shtepite e banimit, pjesa me e madhe e te cilave te shpallura monumente kulture dhe te vena nen mbrojtjen e shtetit.
Top Channel