Sarande, marinari shpeton nga mbytja 5 vjeçarin

07/08/2009 08:30

Nje tjeter femije  eshte rrezikuar te mbytet ne nje nga plazhet e Sarandes. Jeta e tij eshte shpetuar mrekullisht, por gjendja e renduar shendetesore ka kerkuar qe ai te transportohet drejt kryeqytetit.

Nikollaq N., femija 5-vjeçar nga qyteti i Sarandes, mesditen e djeshme ishte duke u lare ne det ne kujdesin dhe shoqerine e disa te afermve te tij.

Ata kishin zgjedhur per t’u lare ne vendin e quajtur Gjiri i Marines. Ishte ora rreth 15:00 kur femija gjendej ne det. Per momentin ai u humbi nga syte te afermve, gje qe i shqetesoi ata.

Nje marinar qe u ndodh aty prane u hodh ne uje dhe beri te mundur gjetjen e trupit te vogelushit. Ai u gjet pothuajse i mbytur.

Pas nxjerrjes nga uji, femija eshte çuar menjehere ne urgjencen “Stefan Mekshi” te Sarandes. Sipas burimeve spitalore, 5-vjeçari Nikollaq N. ka shkuar ne spital ne gjendje shume te rende.

Pas ndihmes se pare te dhene ne urgjence, ai u transportua me helikopter per ne Tirane per mjekim me te specializuar.

Ngjarja e mesdites se te merkures vjen pas asaj te ndodhur rreth nje jave me pare, kur nje femije 3-vjeçar shpetoi mrekullisht nga mbytja ne det.

Top Channel