Ish-numri dy ne negociatat per statusin e Kosoves, Albert Rohan eshte shprehur kunder opsionit te shkembimit te territoreve mes Kosoves dhe Serbise.

“Pergjigjia ime eshte e prere, jo. Jam kunder kesaj ideje pasi nuk mendoj se shkembimi i territoreve perben nje zgjidhje”, ka deklaruar Rohan.

Diplomati austriak ka kujtuar se ai, se bashku me ish-kryenegociatorin Marti Ahtisari kane hartuar nje plan gjitheperfshires nen mbikeqyrjen e gjashte shteteve te fuqishme, anetare te Grupit te Kontaktit.

Ai ka shtuar me tej se nuk eshte ne dijeni nese ndonje nga qeverite e ketij grupi mund te jete pas ketij propozimi, i hedhur nga kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher.

“Nuk jam ne dijeni te nje fakti te tille. Mendoj se kjo ka qene nje deklarate e nje kongresmeni, i cili mund te jete i interesuar per Kosoven, por qe nuk ka peshe ne vendimmarrje”, ka shtuar Rohan.

Top Channel