Maqedoni, Buci: Nuk ka grupe terroriste

07/08/2009 19:00

Shkupi ka hedhur poshte akuzat e Beogradit se ne Maqedoni ekzistojne grupe ekstremiste shqiptare.

Zevendesministri i Puneve te Brendshme te Maqedonise, Xhevat Buci ka deklaruar se nuk ka asnje informacion per ekzistencen e grupeve terroriste ose te kampeve te tyre ne territorin maqedonas.

“Ne territorin e vendit nuk ka grupe terroriste, po te kishte do te kishim informacione dhe publiku do te ishte njoftuar me kohe”, tha Buci.

Presidenti i Serbise, Boris Tadic deklaroi dje se grupe ekstremiste shqiptare jane duke u stervitur ne territorin e Maqedonise.

Top Channel