Kosove, diplomohet brezi i pare i oficereve te FSK-se

07/08/2009 14:55

Ne Kosove eshte diplomuar sot brezi i pare i kadeteve te Qendres se Studimeve Universitare, qe vepron ne kuader te Forces se Sigurise se Kosoves.

Ne ceremonine e diplomimit ishin te pranishem ministri i FSK-se, Fehmi Mujota dhe komandanti i kesaj njesie, gjeneral Sylejman Selimi.

“Diplomimi i brezit te pare te oficereve te FSK-se do te thote shume per Forcen e Sigurise, e cila gradualisht po ploteson te gjitha kapacitetet per sigurine e vendit”, ka deklaruar Mujota.

Ceremonia e diplomimit u mbajt ne Komanden e Doktrines dhe Stervitjes ne Ferizaj.

Top Channel