Brazili, mbeshtetje Kolumbise per bazat USA

07/08/2009 10:05

Presidenti kolumbian Alvaro Uribe ka marre nje mbeshtetje te heshtur nga Brazili per planin e tij qe te lejoje trupat amerikane te perdorin bazat ushtarake ne Kolumbi.

Ministri i Jashtem brazilian, Celso Amroim deklaroi se e konsideron marreveshjen si nje ceshtje te brendshme te Kolumbise.

Mbeshtetje per projektin ne fjale shprehu edhe Peruja, nderkohe qe Kili dhe Paraguai deklaruan se kjo eshte nje ceshtje qe i perket vetem Kolumbise.

Ndersa Ekuadori, Bolivia dhe Uruguai shprehen kundershtimin e tyre, se bashku me presidentin e Venezueles Hugo Chavez, i cili deklaroi se trupat amerikane po tentojne te pushtojne Ameriken e Jugut.

Presidenti kolumbian Alvaro Uribe ka vizituar vendet fqinje ne tre ditet e fundit per t’i bindur se nuk ka asnje rrezik nga vendimi per te hapur shtate baza amerikane.

Top Channel