Wahlund: Politike me aktive per Kosoven

06/08/2009 12:05

Zevendesshefi i Departamentit suedez per BE-ne, Lars Wahlund, ne nje interviste per BBC-ne kerkoi qe per Kosoven te kete nje politike me aktive nga vendet evropiane.

Wahlund tha se BE -ja nuk mund t’i ofroje Kosoves te njejten “harte te rruges”, edhe ne procesin e lehtesimit te vizave, sikurse vendeve te tjera te Ballkanit.

“Komisioni do te publikoje nje studim, ne muajin tetor, se si te ecin gjerat perpara ne Kosove. Ne shpresojme se ky studim do te perfshije edhe disa ide se cfare lloj reformash Kosova duhet te beje qe t’i afrohet “hartes se rruges” per liberalizim te vizave, deri ne zgjidhjen e ketij mosuniteti brenda BE-se, per statusin e Kosoves. Ne gjithashtu e konsiderojme problem se Kosova eshte lene jashte, por duhet te respektohet fakti se vendimet ne BE merren me konsensus”, tha Wahlund, per BBC.

Zyrtari i larte theksoi se bashkepunimi i Serbise me EULEX-in eshte pjese e procesit te liberalizimit te vizave per kete vend, por vleresoi se Kosova nuk eshte nje kusht ne kete proces.

Top Channel